Site icon Telegrafi

Vjen oferta e parë, Fenerbahçe refuzon 12 milionë euro për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka filluar si është më së miri kampionatin të ligës elitare të shtetit turk.

Reprezentuesi i Kosovës në dy ndeshjet e para të edicionit të ri ka realizuar dy gola mjaft të bukur në fanellën e Fenerbahçes.

Këto dy gola si dhe ato gjatë fazës para përgatitore duket se kanë rënë në sy të klubeve të ndryshme botërore.

Sipas portalit Fotomac, një klub i Arabisë Saudite ka ofruar hiq më pak se 12 milionë euro për “kanarinat e verdha”.

Megjithatë këtë ofertë klubi stambollas e ka refuzuar pasi që nuk dëshirojnë të humbin shërbimet e 25-vjeçarit, i cili u transferua gjatë verës për katër milionë euro nga Rizespori, ku sezonin e kaluar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.

Lexo po ashtu Fansat me kërkesë interesante për klubin e Fenerbahçes: Sa herë të shënojë gol Vedat Muriqi, duan ta dëgjojmë në sfond këtë këngë shqipe

Ndryshe, shtatgjatin prizrenas do ta shohim edhe gjatë fundjavës në derbin e xhiros së tretë kundër Trabzonsporit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Analistët e futbollit turk e ngritin në qiell Muriqin: Do të shënoj shumë gola, pas dy viteve do të shitet 20 milionë euro
Exit mobile version