Përveç që pëlqehet për muzikën dhe këngët që lanson, Melinda Ademi admirohet nga fansat e shumtë edhe për dukjen e saj.
Këngëtarja është aktive në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 1.1 milion ndjekës.
Gjatë të enjtes, ajo i ka shpërndarë disa fotografi tërheqëse, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime menjëherë pas publikimit.
“Mos e provoni këtë në shtëpi”, është përshkrimi që ka zgjedhur për këto fotografi.
Ndryshe, realizimi më i fundit muzikor i Melindës është bashkëpunimi me Ledri Vulën “A m’ke dasht”.
Videoklipi i kësaj kënge u lansua në YouTube më 13 korrik dhe tash numëron afro 10.5 milionë shikime në platformën e popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/