Jurgen Klopp u qetësua kur pa skuadrën e tij, Liverpoolin, të eliminojë Interin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, por mori kohë për të lavdëruar kundërshtarët e Reds pas humbjes të së martës në Anfield.
Lautaro Martinez i afroi italianët me një gol të shkëlqyer në pjesën e dytë, por ky ishte goli i vetëm i mbrëmjes dhe shkurtoi vetëm epërsinë e përgjithshme të Liverpoolit në 2-1, pas fitores së Reds 0-2 në Giueseppe Meazza.
Megjithatë, ky avantazh u tregua i mjaftueshëm për Reds, të cilët u ndihmuan nga kartoni i kuq i Alexis Sanchez vetëm një minutë pasi Lautaro kishte shënuar golin.
“Më vjen mirë që nuk përballemi me Interin çdo javë, ata janë një kundërshtar shumë i ndërlikuar. Ata janë luftëtarë, janë luftëtarë”, pranoi fillimisht Klopp për BT Sport pas ndeshjes.
“Vështirësitë që patëm ishin shumë afër asaj që prisja. Interi është një skuadër vërtet, shumë e mirë, e përgatitur për këto lloj ndeshjesh”.
𝐈𝐍𝐓𝐎 𝐓𝐇𝐄 #𝐔𝐂𝐋 𝐋𝐀𝐒𝐓 𝐄𝐈𝐆𝐇𝐓 🙌🔴 pic.twitter.com/c5IxeXNQpL
— Liverpool FC (@LFC) March 8, 2022
“Pa luajtur shkëlqyeshëm, ne patëm shanse të pastra. Në të dy ndeshjet është krejtësisht mirë që ata fituan një dhe ne kaluam. Ne mund të kishim bërë më mirë kundër një kundërshtari që e bën jetën të pakëndshme”.
“Ishte një lojë vërtet interesante. Në fund ne e humbëm ndeshjen, e cila padyshim nuk ishte e lezetshme, nuk erdhëm këtu për të humbur një ndeshje në shtëpi”.
“Kundërshtari na shkaktoi probleme, por nëse i kishim shfrytëzuar rastet, fitonim këtë lojë. Humbëm shumë topa të thjeshtë”.
“Kundër-presioni nuk ishte vërtet aty. Ne ishim rreth dueleve por jo në duele dhe nuk morëm momentin, kjo ishte ajo që na mungonte”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/