Kanye West e ka prezantuar koleksionin e sezonit të katërt të veshjeve të tij në Roosevelt Island të New Yorkut.
Më e rëndësishmja është se ai e mori me vete edhe artisten Teyana Taylor për ta bërë prezantimin.
Reperi e prezantoi linjën e modës në uebfaqen Tidal.com me ndihmën e 100 modeleve, transmeton Klan Kosova.
Kësaj radhe nuk kishte meshkuj në shfaqje, meqë Kanye vendosi për një ekip të përbërë vetëm me femra, përfshirë këtu edhe yllin nga videoklipi i tij “Fade”.
Kim Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner ishin po ashtu të pranishme në këtë shfaqje për ta shikuar nga afër.