Telegrafi

Vjen goli i Lukakut, Interi thellon epërsinë ndaj Milanit

(Foto: Twitter/Squawka News)

Interi e ka shënuar edhe golin e tretë përballë Milanit në Derby della Madonina të zhvilluar në San Siro.

Me gjithë fillimin e mirë të Rossonerëve në fraksionin e dytë, ishin Nerazzurrët ata që shënonin.

Pas dy golave të Lautaro Martinezit, ishte Romelu Lukaku futbollisti që e shënoi golin e tretë.

Sulmuesi belg bëri një vrapim të bukur soli drejt portës, e vërejti hapësirën dhe goditi në këndin e majtë të portës (66’).

Në rast të fitores që e ka shumë pranë, Interi do të ketë katër pikë më shumë se Milani në renditjen tabelare. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore