Ka qenë vetëm një ëndërr për shumë dekada, një veturë që mund të fluturonte për t’iu shmangur trafikut të dendur.
Por këtë ëndërr e ka bërë realitet një kompani sllovake që pohon se e ka zgjidhur problemin e shumë vozitësve.
Vetura e quajtur “AeroMobil” mund të fluturojë më shumë se 430 milje me vetëm një rezervuar dhe mund të parkohet në një hapësirë normale për vetura pasi krahët i mbyllen gjatë udhëtimeve rrugore, transmeton Koha.net.
Versioni i fundit është gjenerata e tretë e kësaj veture që nuk ishte e njohur me dy modelet e para.
“Që nga viti 1990 jemi duke punuar në krijimin e një koncepti të veturës që fluturon. Koncepti i parë dukej qesharak dhe kishte shumë probleme, por dha sinjale se me disa përmirësime mund të realizojmë planin tonë”.
“Ne morëm kritika pozitive nga disa ekspertë të aviacionit që e vlerësuan mirë dizajnin dhe teknikën”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë, Tatiana Veber. /Telegrafi/