Telegrafi

Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit në Pejë, ndalohet për 48 orë

Foto: Arkiv

Një tjetër rast ka tronditur opinionin pasi një person (vjehrri) ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij.

Në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se ndaj personit është iniciuar vepra penale “ngacmim seksual”.

Siç tha Nikçi i dyshuari është ndal për 48 orë.

“Me tu raportuar kjo çështje penale në polici është lajmëruar prokurori kujdestar. Personi është ndalur për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar vepra penale nën dyshimin se ka kryer veprën ‘Ngacmim seksual’”, ka thënë Nikçi.

Po ashtu edhe në raport të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 11.05.2023, ndërsa viktima ka raportuar rastin të hënën.

“Ngacmim seksual. Pejë 11.05.2023-09:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/