Vjedhja e kritpovalutave nga bursat është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti dhe është tre herë më e lartë sesa në vitin 2017. Kështu thotë një raport i CipherTrace, një kompani që merret me siguri kibernetike.
Sipas raportit, përcjell Telegrafi, përgjatë gjithë vitit 2017 nga bursat e kriptovalutave janë vjedhur 266 milionë dollarë, kurse prej fillimit të vitit 2018 deri më sot janë vjedhur 761 milionë dollarë kriptovaluta.
Humbjet këtë vit mund të arrijnë deri në 1.5 miliardë dollarë parashikon CipherTrace, kompania e cila pritet të publikoj një softuer që do të ndihmojë që të ndihmohen bursat.
Kujtojmë se vjedhja më e fundit ishte ajo e 32 milionë dollarëve nga Bithumb në Korenë e Jugut.
Rritja e krimeve në këtë industri ka tërhequr vëmendjen e rregullatorëve ndërkombëtare dhe agjencive ligjvënëse. /Telegrafi/