Shtatë persona të mitur janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në vlerë 800 euro, po ashtu pesë nga ta dyshohet se kanë kryer një rast zjarrvënie në një objekt shkollor, për të cilin është iniciuar rast i veçantë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mekurën rreth orës 08:43 në fshatin Magure, Lipjan.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur nën dyshimin se ata kanë kryer vjedhje në vlerë 800€ po ashtu pesë nga ta dyshohet se kanë kryer një rast zjarr vënie në një objekt shkollor, për të cilin është iniciuar rast i veçantë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/