Telegrafi

Vjedhje e rëndë në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë – policia jep detaje

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë.

Policia njofton se në Qendrën e Regjistrimit Civil është kryer vjedhje nga arka e postës.

“Rruga Salih Çitaku, Podujevë 26.06.2023 – 08:00. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil është kryer një vjedhje nga arka e postës e cila gjendet brenda objektit“, thuhet në raportin policor.

Nga arka dyshohet se janë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/