Një person është arrestuar të enjten me dyshimin se kishte kryer vjedhje të rëndë më 3 shkurt.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë kontrollit në veturë, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe maska që dyshohet se ishin përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprave penale.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/