Telegrafi

Vjedhje e rëndë në një lokal afarist në Gjilan, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Të enjten pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale drejtoria rajonale e Policisë Gjilan ka arritur që të lokalizoj dhe të arrestoj një të dyshuar me inicialet F.H. (1983).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’’ ngjarje kjo e datës 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.

“I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/