Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në shtëpinë e tij në Lipjan janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:40 në rrugën “Nuhi Berisha” në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitë policore. /Telegrafi/