Telegrafi

Vjedhje e rëndë e hyrje në sistemin kompjuterik, arrestohet i kërkuari në Gjilan

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 04.11.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar B.S. (1988).

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e dhjetë (10) ditësh për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Hyrje në sistemin kompjuterik’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/