Vjedhjet që ndodhin nëpër qytete, e sidomos vjedhjet e veturave, ende mbeten shqetësuese në Kosovë.
Ndonëse nga të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës thuhet se ka rënë dukshëm numri i vjedhjeve, në një video të dërguar nga një shikues i KTV-së, hajnave nuk u ka shkuar mirë puna, raporton KTV.
Shkëlzen Kryeziu ka treguar se si vetë ka arritur ta ndalojë këtë vjedhje, e që sipas tij, ato janë të shpeshta në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se numri i vjedhjeve krahasuar me vitin e kaluar, ka shënuar rënie.
Kelani ka pohuar se kanë bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët, të cilët vazhdimisht lajmërojnë raste në polici, transmeton Koha.net.
Derisa i ka arsyetuar vonesat e mundshme të njësiteve policore deri tek arritja në vend të ngjarjes. Sipas Kelanit, në përpjekje të parandalimit të kësaj dukurie, Policia e Kosovës ka në dispozicion 24 orë njësitë patrulluese policore.