Pesë persona janë arrestuar pasi kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë arritur të vjedhin derivate me vlerë të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:20, në Lipjan.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pesë punëtorë meshkuj K-Shqiptarë në vendin e punës, kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë arritur të vjedhin derivate me vlerë të konsiderueshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/