Telegrafi

Vjedh thëngjill, arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka kryer vjedhje të rëndë.

I dyshuari është kapur në fshatin Hade të Obiliqit, duke vjedhur thëngjill.

“Njësia policore ka vërejtur të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili me kamionin e tij ishte duke vjedhur thëngjill nga shiriti transportues i thëngjillit, ku i dyshuari me të vërejtur njësitin patrullues ka ikur nga vendi ngjarjes duke mos u ndalur në shenjen e Policisë për t’u ndaluar. Ndërsa familjarët e të dyshuarit gjatë arrestimit të tij kanë penguar njësitin policor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/