Site icon Telegrafi

Vizitoi ushtarët në vijën e frontit në Bakhmut, Zelenskyt i japin një dhuratë të pazakontë – bluzën me mesazh për rusët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së djeshme në qytetin e Bakhmutit në lindje të vendit, ka marrë një dhuratë nga ushtarët që po udhëheqin kundërofensivën ndaj rusëve – duke i dhuruar një bluzë pa mëngë me një “mbishkrim të veçantë”.

Gjatë vizitës në vijën e frontit, Zelensky mori bluzën me mbishkrimin e pazakontë në gjuhën ruse: “(anije ushtarake ruse q****), transmeton Telegrafi.

E ky mesazh ka nxitur të qeshura në mesin e shumë ushtarëve, që ishin të pranishëm në këtë takim me presidentin ukrainas.

Lideri ukrainas nuk ka mundur të përmbahet nga komentet kur ushtarët e pyetën për mesazhin në bluzën e tij.

“Ta bartni në shtëpi”, pyeti me një dozë shakaje njëri nga ushtarët, kurse Zelensky shtoi: “E pse në shtëpi? Ndoshta do të më duhet për bisedimet eventuale me Vladimir Putinin”.

“Luftanija ruse, q****”, ishte mesazhi i fundit që më 24 shkurt, në ditën e parë të agresionit në ishullin e gjarprit, ushtari ukrainasi Roman Hrybov ia dërgoi luftanijes rus Moskva. /Telegrafi/

Exit mobile version