Donald dhe Melania Trump kanë arritur në Britani të Madhe për vizitën e parë zyrtare, e cila është përcjell edhe me protesta nga qytetarë të shumtë.
Megjithatë, presidenti amerikan lidhur me masën e mbledhur, ka deklaruar se “më duket se më duan këtu në Britania të Madhe”, transmeton Telegrafi.
72-vjeçari Trump pritet të takohet me kryeministren Theresay May dhe me mbretëreshën gjatë vizitës katër ditore.
Me të mbërritur në aeroportin Stansted, nikoqiri kishte shtruar tepihun e kuq dhe shumë afër tij u ndal edhe aeroplani presidencial “Air Force One”, nga i cili doli Trump së bashku me Zonjën e Parë.
I pari i Shtëpisë së Bardhë është shoqëruar nga mijëra persona në Britani të Madhe, si dhe eskortën me vetura përfshirë edhe limuzinën presidenciale Cadillac e njohur ndryshe si “Bisha” që është rezistence nga plumbave dhe bombave, si dhe helikopterët presidencial të njohur si Marine One”.
Trump dhe Melania dhe janë pritur nga ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson dhe Sekretari i Britanisë së Madhe për Tregti, Liam Fox.
Për nderë të vizitës së tyre sonte do të organizohet një gala mbrëmjes në pallatin Blenheim në Oxfordshire. /Telegrafi/