Çështja e bisedimeve Maqedoni-Greqi si duket është shumë e rëndësishme për shtetet pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Janë publikuar edhe datat e rëndësishme të takimeve zyrtare mes shteteves për çështje delikate diplomatike për këtë fund muaji të gushtit.
Stratfor ka publikuar listën e takimeve zyrtare në diplomacinë botërore. Telegrafi Maqedoni ju përcjell listën e tërë për takimet e zyrtarëve shtetërorë në Evropë.
Takimi Kotzias me zyrtarë të Maqedonisë që duhet të ndodh më 31 gusht është një ndër takimet e kësaj liste të ndarë në kontinente.
Në Evropë, përveç mbërritjes së Kotzias në Maqedoni, janë edhe vizitat e Vladimir Putin në Hungari, takimi i liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës me zyrtarë të Nigerisë, Chad-it dhe Libisë në Paris për krizën e emigrantëve. Java për të vendosur rreth negociatave për Brexit gjithashtu është pjesë e këtij kalendari. Vizita e presidentit finlandes Sauli Niinisto do të vizitojë SHBA-të. Presidenti francez, Emmanuel Macron do të takohet me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.
Për fund, në kalendarin e takimeve diplomatike është edhe prezentimi i reformave të punës në Francë.
Në kalendarin e Stratfor ka edhe takime tjera të Eurasisë, Azisë dhe Pacifikut, Azia Jugore dhe Lindja e Mesme me Afrikën veriore.
Festa e bajramit, gjithashtu është pjesë e këtij kalendari. /Telegrafi/