Telegrafi

Vizatimi trupor i Ben Affleck që e urren J.Lo, ndërsa e ka urryer edhe ish-gruaja e aktorit

(Foto: MEGA Agency/Backgrid)

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë bashkë në vendpushimet e njohura verore dhe derisa paparacit i ndjekin në çdo hap, shumëkush e ka vënë re se aktori nuk heq bluzën e tij.

Ndërsa këngëtarja e famshme është shfaqur me rrobabanje në fotografitë nga Saint Tropez dhe Capri, ylli hollivudian nuk mund të shihet pa një bluzë.

Gjegjësisht, këtë veprim e bën për të fshehur një tatuazh që e ka në të gjithë shpinën (që është një feniks shumëngjyrësh). Vizatimi është bërë në disa ngjyra dhe është vështirë të mos bie në sy.

(Foto: Instagram/jessekozel)

J.Lo e ka pranuar gjatë një interviste të vitit 2016 se nuk mund ta durojë atë tatuazh: “Po të isha unë, do të kisha turp për atë tatuazh. Ka shumë ngjyra, si të gjitha tatuazhet e tij, ato duhet të jenë më pak ngjyra dhe më të ftohta”.

Lexo po ashtu Dashuria në kulm! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez përsërisin skenën provokuese të para 21 viteve gjatë pushimeve në jaht

Mediat e huaja më pas raportuan se aktori i famshëm e bëri tatuazhin, sepse simbolizon atë të rilindur. Por, edhe ish-gruaja e tij, Jennifer Garner, gjithashtu e ka urryer vizatimin trupor të Affleck.

“Në qytetin tim të lindjes, për diçka të tillë, ata do të thoshin: ‘Zot, shpëtoje atë’”, ishin fjalët e aktores. /Telegrafi/

Ben Affleck dhe Jennifer Garner (Foto: Us Weekly)