Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë bashkë në vendpushimet e njohura verore dhe derisa paparacit i ndjekin në çdo hap, shumëkush e ka vënë re se aktori nuk heq bluzën e tij.
Ndërsa këngëtarja e famshme është shfaqur me rrobabanje në fotografitë nga Saint Tropez dhe Capri, ylli hollivudian nuk mund të shihet pa një bluzë.
Gjegjësisht, këtë veprim e bën për të fshehur një tatuazh që e ka në të gjithë shpinën (që është një feniks shumëngjyrësh). Vizatimi është bërë në disa ngjyra dhe është vështirë të mos bie në sy.
J.Lo e ka pranuar gjatë një interviste të vitit 2016 se nuk mund ta durojë atë tatuazh: “Po të isha unë, do të kisha turp për atë tatuazh. Ka shumë ngjyra, si të gjitha tatuazhet e tij, ato duhet të jenë më pak ngjyra dhe më të ftohta”.
Mediat e huaja më pas raportuan se aktori i famshëm e bëri tatuazhin, sepse simbolizon atë të rilindur. Por, edhe ish-gruaja e tij, Jennifer Garner, gjithashtu e ka urryer vizatimin trupor të Affleck.
“Në qytetin tim të lindjes, për diçka të tillë, ata do të thoshin: ‘Zot, shpëtoje atë’”, ishin fjalët e aktores. /Telegrafi/