Xhuli Nura është njëra nga banoret e Big Brother VIP Kosova që komentohet vazhdimisht nga banorët.
Në një material të publikuar së fundmi, konkurrentët shihen të acaruar teksa flasin për bukuroshen nga Drenica.
Në mesin e tyre është Vivien Thano, e cila ka folur për Xhulin, ku në një moment thotë se e acaron dhe mban një erë.
“Unë di të gatuaj shumë gjëra. Nuk futem aty sepse më acaron. Ka një problem tjetër që mban erë, mban një erë. E dëgjova edhe Atdheun që i tha shko pastrohu”, u shpreh Vivien.
Vajzat patën një përplasje në spektakël, ku Xhuli thotë se i pranon të gjitha këto që i kanë thënë banorët dhe se po i pëlqen kjo video.
Xhuli theksoi se Vivi është një rivale e saj që nga fillimi i këtij reality shou që mendohet se në këtë është përfshirë edhe Getinjo.
Sidoqoftë, ajo vuri në pah se këto gjëra po e bëjnë edhe më të fortë si banore brenda shtëpisë. /Telegrafi/