Site icon Telegrafi

Vitin e ardhshëm, albumi i fundit dhe turneu i fundit i Black Sabbath

Frontmeni i “Black Sabbath”, Ozzy Osbourne, ka paralajmëruar se në fillim të vitit 2016 do të publikohet albumi i fundit i grupit legjendar.

Pas dështimit të koncertit në Japoni, rokeri ka thënë se bendi do të publikojë albumin e fundit në turneun botëror që do ta fillojnë në vitin e ardhshëm.

“Plani është që vitin tjetër ne të publikojmë albumin e fundit në turneun e fundit të Black Sabbath. Unë nuk do të ndalem… gruaja ime po shpenzon gjitha paratë e mia prandaj unë nuk mund të ndalem tani”, ka thënë Ozzy, transmeton koha.net.

Megjithatë, këngëtari ka paralajmëruar se planet mund të ndryshojnë shkaku i angazhimeve të anëtarëve të grupit dhe distancës nga njëri-tjetri.

“Ne gjithë jetojmë nëpër shtete të ndryshme dhe punojmë. Disa nga ne nuk punojnë dhe kurrë nuk i dihet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version