Site icon Telegrafi

Vitia: Kam menduar për dorëheqje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se pas vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve ka menduar edhe për dorëheqje.

Vitia ka thënë para medieve se tani për tani si ministër ka përgjegjësi dhe njëra ndër këto përgjegjësi tani është edhe zbardhja e rastit të ndodhur të dielën në Qendrën e Studentëve.

Lexo po ashtu Vitia kërkon nga Prokuroria ta ketë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit

“Sa i përket përgjegjësisë sime dhe sa kam menduar për këtë, unë kam menduar si Arben Vitia qysh mbrëmë kur e kam marrë rastin kam menduar për dorëheqje dhe në momentin që po flas si Arben Vitia jam duke menduar një gjë të tillë, mirëpo po flas tani si ministër i Shëndetësisë, i cili ka një përgjegjësi shumë-dimonsionale në këtë drejtim dhe njëra nga këto përgjegjësi kryesorja tash është edhe zbardhja e plotë e këtij rasti.”, tha Vitia./Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve

Exit mobile version