Site icon Telegrafi

Vite më parë kishte veshur bluzën me fotografinë e Putinit, kryetari i qytetit polak e vë në siklet politikanin italian

Matteo Salvini, politikan italian i të djathtës ekstreme është sfiduar me të mbërritur në stacionin e trenit në qytetin polak Przemysl, që gjendet vetëm 15 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Në një video të publikuar nga ueb-faqja polake Nowiny24, videoja shfaq kryetarin e qytetit polak Wojciech Bakun duke qëndruar pranë Salvinit, transmeton Telegrafi.

Bakun pasi falënderoi shumë organizata italiane për ndihmën e e dhënë për refugjatët ukrainasë, i shfaqi politikanit italian një bluzë me fytyrën e Vladimir Putinit, e një të tillë e kishte veshur Matteo vite më parë në Moskë.

Lexo po ashtu Nënat ruse e bëjnë “për pesë pare” politikanin rus: Djali juaj është në fakultet, e fëmijët tanë i keni bërë kurban

“Iniciativa e sotme për takim ishte e Salvinit. Këtë mëngjes pranova informacionin se do ta vizitojë Przemysl, kështu që mu duk rast i mirë për t’i dhënë bluzën me fotografinë e Putinit, dhe i kërkova që ta vizitojë qendrën e pranimit të refugjatëve, ku mijëra prej tyre janë viktima të luftës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Polonia ka hapur dyert për 150 mijë refugjatë, ku 43 mijë do të qëndrojnë në Przemysl”, tha kryetari i qytetit polak.

Madje Bakun i bëri thirrje Salvinit që të shkojë me të në qendrën e pranimit të refugjatëve dhe të dënoj veprimet e Putinit, por politikani italian thjesht vendosi të largohet para shumë gazetarëve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër ngjarjen. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version