Site icon Telegrafi

Vitali Klitschko reagon me nervozizëm, kur pyetet të komentoj deklaratat e Kremlinit se po shënjestrojnë “vetëm objektet ushtarake”

Ish-kampioni në kategorinë e rëndë në boks, Vitali Klitschko i cili njëherit është kryetar i Kievit, ka humbur durimin kur është pyetur për pretendimet e Rusisë se po shënjestron vetëm objektet ushtarake të Ukrainës.

Vitali kishte dalë rrugëve të kryeqytetit të Ukrainës, për të parë nga afër dëmet materiale që ishin shkaktuar nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse, dhe të vizitojë të lënduarit, transmeton Telegrafi.

Por derisa po ecte pranë rrënojave, u pyet nga gazetarët se si i komenton deklaratat e Kremlinit se kanë për objektiv vetëm ushtrinë dhe makinerinë ushtarake të Ukrainës.

Lexo po ashtu Pasagjerët dhe punonjësit e stacionit të trenave në Kiev mbajnë një minutë heshtje – nderojnë ushtarët ukrainas që humbën jetën

Klitschko tha se është lodhur nga propaganda ruse – duke ia bërë me dije gazetarëve me gisht, se nëse objektet që po shohin pas po i ngjasojnë objekteve ushtarake.

Bëhej fjalë për ndërtesa kolektive që ishin shkatërruar nga bombat e aeroplanëve rusë, dhe që për asnjë moment nuk po i ndalin sulmet mbi civilët.

Lexo po ashtu Pse ndërroi kurs aeroplani i Sergei Lavrovit, në vend se të ateron në Pekin u pa duke zbritur në Moskë?

“Janë broçkulla ato që po thuhen. A ju duken këto objekte si objekte ushtarake”, tha Klitschko me një dozë nervozizmi. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version