Kryetari i Kievit, Vitali Klitaschko, ka bërë të ditur se mbi 100 civilë kanë humbur jetën në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus.
Ai shtoi se 82 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar në Kiev, që kur ka shpërthyer lufta, transmeton Telegrafi.
“Katër fëmijë në qytet humbën jetën nga lufta, 16 tjerë janë lënduar dhe aktualisht gjenden në spital”, tha Klitschko.
Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, theksoi se qeveria nuk po mund të identifikojë mbi 20 trupa të pajetë në Kiev. /Telegrafi/