Site icon Telegrafi

Vitali Klitschko i drejtohet politikanëve evropianë: Çdo euro që e pranoni nga Rusia, është gjak i ukrainasve

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, i ka kërkuar politikanëve evropianë që të ndalin biznesin me Moskën, duke theksuar se pagesat për Rusinë janë të mbuluara me “gjak” dhe e ndihmon në financimin e ushtrisë së saj.

“Çdo euro, cent që e pranoni apo e dërgoni në Rusi, është me gjak; janë para të përgjakura dhe gjaku në këto para është gjaku i ukrainasve. Gjaku i popullit ukrainas”, shtoi Vitali Klitschko, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky: Takimi në katër sy me Putinin, ka pak gjasa të ndodhë tani

Klitschko gjithashtu ka folur për gjenocidin mbi ukrainasit, pasi këtë e dëshmuan edhe imazhet satelitore që u shkrepën mbi Bucha në periferi të Kievit.

“Kam parë civilë të vdekur, përfshirë gra të moshuara dhe një veturë me flamur të bardhë dhe mbishkrimin “fëmijë”, por që ishte qëlluar dhe pjesërisht ishte mbuluar në gjak”, shtoi Klitschko. /Telegrafi/

Exit mobile version