Telegrafi

Vit i ri, Messi i njëjtë, të gjithë po flasin për paraqitjen e argjentinasit ndaj Getafes

Barcelona e filloi vitin 2019 me fitore në udhëtim te Getafe me rezultat 1-2 për fitoren e pestë radhazi në La Liga.

Më meritori për këtë fitore ishte Lionel Messi, i cili përveç goli bëri një paraqitje fantastike.

Për argjentinasin të gjithë po flasin pas ndeshjes, fillimisht tifozët në rrjetet sociale, por edhe mediat botërore.

Luis Suarez duke festuar golin e tij me Lionel Messin (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

31-vjeçari shënoi gol të bukur në zonë pas disa lëvizjeve të mirë në mesin e lojtarëve kundërshtarë, por kjo ishte diçka që e kemi parë shpesh herë nga Leo.

Pesë herë Topi i Artë është bërë hit në rrjetet sociale posaçërisht me pasimin e tij fantastik drejt Luis Saurezit pak minuta pas golit.

Messi vazhdoi me driblime të mira dhe me paraqitje të nivelit të lartë. Kur të gjithë ishin lodhur, ishte ylli argjentinas ai që vazhdonte të ishte aktiv në fushë. Kjo tregohet më së miri gjatë një dueli në minutat shtesë, që u finalizua pastaj me një pasim të bukur.

https://twitter.com/MadDembele11/status/1082107557899051008

Këtë sezon në La Liga ai është përfshirë në 26 gola (16 gola, 10 asistime), aq sa ka shënuar Real Madridi gjithsej këtë sezon. /Telegrafi/

https://youtu.be/MQwVPGcdoWs?t=23