Klubi i Prishtinës ka njoftuar se portieri Visar Bekaj është ftuar nga trajneri Bernard Challandes te Kosova A, ndërsa Meriton Korenica është ftuar nga U-21.
Portieri i Prishtinës, që në ndeshjen e fundit ka qenë kapiten në mungesë të Armend Dallkut, është ftuar te Kosova për ndeshjet me Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.
Bekaj që ka luajtur te Kosova U-21, ka pasur paraqitje të mira konstant me klubin e Prishtinës dhe kjo ka bërë që Challandes të e ftojë.
Në anën tjetër edhe Meriton Korenica është ftuar te Kosova U -21 për ndeshjen me Republikën e Irlandës për kualifikimet e evropianit.
Kosova luan kundër Azerbajxhanit me 7 shtator në Baku, ndërsa me Ishujt Faroe me 10 shtator në Prishtinë.
Liga e Kombeve fillon për herë të parë dhe Kosova kërkon vendin e parë në grupin e saj.
Ndërsa Kosova U-21 luan me 7 shtator./Telegrafi/