Telegrafi

Virgil van Dijk është esencial – thotë Wijnaldum

Lidershipi i Virgil Van Dijk po e bën dallimin për Liverpoolin në mbrojtje, gjithnjë sipas mesfushorit Georginio Wijnaldum.

Skuadra e Klopp pranoi vetëm pesë gola në Ligën Premier këtë sezon, një përmirësim i madh ky nga 17 gola të pranuar deri në këtë fazë sezonin e kaluar.

Sipas Wijnaldum, bashkëlojtari i tij ka dëshmuar vlerat e tij për shumën e parave të caktuara.

“Ai është lider në vijën e fundit dh ena ndihmon me cilësinë e tij”.

“Por, nuk është vetëm Virgil, ekipi i ndihmon gjithashtu, e lojtarët që luajnë afër tij ose para tij janë po ashtu shumë të mirë dhe duhet të komunikojmë të gjithë me njëri-tjetrin”.

“Është punë e madhe ekipore ajo që po bëhet, por natyrisht se ai ka bërë dallim të vërtetë në skuadrën tonë kur erdhi”, deklaroi holandezi.

Van Dijk dhe Wijnaldum janë të ftuar nga Holanda për ndeshjen ndaj Francës. /Telegrafi/