Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se të gjithë po e përcjellin me kujdes luftën në Ukrainë.
Ajo në një konferencë për media, ka pohuar se demonstratat në Beograd në përkrahje të Rusisë kanë qenë irrituese, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë ne jemi të prekur nga situata në Ukrainë. Unë nuk shohë ndonjë paralele në bazë të gjendjes në Moskë dhe asaj në Beograd. Kemi parë demonstrata në Beograd që ka qenë në mbrojtje të Rusisë dhe kjo ka qenë irrituese për ne. Kur flet me popullatën në veri e kupton se ata nuk duan tensione, nuk kanë interes që të kenë provokime”, tha ajo.
Gjatë konferencës, ajo ka folur edhe për takimet që ka pasur në Kosovë, derisa shtoi se po bëjnë përpjekje në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave. /Telegrafi/