Site icon Telegrafi

Viola Spiro në lidhje me Bekim Balajn?!

Prezantuesja e njohur Viola Spiro ka filluar një romance të re dashurie.

Ka qenë vetë bukuroshja shqiptare, e cila e ka pranuar se është në lidhje, duke mos dashur të flasë se kush është mashkulli fatlum.

Por, një intervistë e dhënë nga Viola një muaj më parë në Mad Tv, na dërgon te emri i mundshëm i të dashurit të saj.

Biondja seksi, kishte folur rreth flirtit qe ajo kishte pasur me futbollistin e kombëtares Bekim Balaj dhe vetëm pak kohë pas pranon se është në lidhje dashurie.

Mbase flirti me Bekimin është kthyer në diçka serioze, pasi prezantuesja ka kohë që ka shprehur dëshirën për të pasur në krah një futbollist.

Kujtojmë se show girl-i shqiptar ka pasur një lidhje disa vjeçare me Arjon Muçën, i cili u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në Big Brother. /Telegrafi./

Exit mobile version