Telegrafi

Vinicius tregon për bastin që vunë me Marcelon në ‘el Clasico’

Vinicius Junior dhe Marcelo (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Vinicius Junior i është bashkuar Marcelos në një bisedë të drejtpërdrejtë në Instagram, gjatë të cilës ka bërë të ditur se bashkëlojtari i tij ia ka borxh një hamburger.

Arsyeja për këtë është basti që kishin vënë lidhur me golin e shënuar nga sulmuesi në fitoren prej 2-0 kundër Barcelonës në ‘el Clasico’.

I pyetur nga Marcelo se cili ishte goli i tij i preferuar, Vinicius është përgjigjur: “Goli kundër Barcelonës, padyshim”.

Vinicius Junior dhe Marcelo (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Meqë ma kujtove, ma ke borxh një hamburger. Ma premtove nëse shënoja në Clasico”, ka thënë më tej 19-vjeçari.

Sulmuesi i ri ka raporte shumë të mira me bashkëkombësin e tij, i cili është kujdesur për të pas arritjes te Real Madridi. /Telegrafi/