Vinicius JR duket se nuk ka të ardhme te gjiganti spanjoll Real Madrid.
Anësori brazilian ka humbur besimin e trajnerit Zinedine Zidane dhe pritet të largohet në janar.
Duket se e ardhmja e tij do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Arsenali është skuadra që ka shprehur interesim të madh për ta transferuar sulmuesin brazilian.
Trajneri Unai Emery e vlerëson shumë reprezentuesin brazilian dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se Topçinjtë janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë funte për ta transferuar sulmuesin në Londër. /Telegrafi/