Site icon Telegrafi

Vinicius “ka harruar” se rregullorja e Topit të Artë ka ndryshuar në vitin 2023 – kriteret që i përmbushi Rodri, por jo edhe braziliani

Topi i Artë është çmimi më i mirë individual që një futbollist mund të marrë gjatë gjithë karrierës së tij.

Në vitin 1956, revista “France Football” filloi dhënien e këtij çmimi, ndërsa sot nuk ka lojtar që nuk e ëndërron ta marrë në duart e tyre trofeun e çmuar.

Por, ceremonia e Topit të Artë të mbajtur të hënë (28 tetor) në Paris ka ngjallur shumë polemika se përse Rodri e fitoi dhe jo Vinicius.

Duket se braziliani ka harruar që ndryshimet e rregullave janë bërë për herë të fundit në vitin 2023 dhe nuk u ka kushtuar shumë rëndësi.

Para golave, paraqitjeve fantastike, trofeve të fituar dhe gjithçka që arrihet me skuadër, janë disa rregulla të tjera që janë më të rëndësishme dhe që renditen shumë lartë.

“Performanca individuale” dhe “karakteri vendimtar dhe mbresëlënës i kandidatëve” janë kriter themelor, që Vinicius nuk i ka para Rodrit.

Vinicius njihet si një lojtar shumë provokator në fushë, ndërsa jashtë saj ka derdhur edhe lot se është duke u fyer në baza racore.

Kjo situatë nuk e ka prekur asnjëherë një lojtar si Rodri, duke ditur se është shumë i qetë dhe nuk bie në sy të lojtarëve provokuese.

Përkundër se Vinicius është një lojtar i shkëlqyer dhe sezonin e kaluar ishte fantastik, këto rregulla e kanë penalizuar shumë atë në fitimin e Topit të Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version