Telegrafi

Vinicius Jr kopjon Dani Alvesin, kërcen dhe shmang shkeljen e stemës së Real Madridit

Vinicius Junior refuzoi të shkelte stemën e Real Madridit që është shtypur në fushën e Santiago Bernabeu, pasi kërceu lartë në vend që të shkelte mbi të, njësoj sikurse bëri Dani Alves para disa ditësh me stemën e Barcelonës.

Skuadra e Carlo Ancelottit priti Valencian të shtunën në mbrëmje dhe fitoi me rezultat të thellë 4-1 përballjen e vlefshme për javën e 20-të në La Liga.

Vinicius shënoi dy herë në pjesën e dytë për të vazhduar formën e tij të mirë, por diçka tjetër ra në sy të tifozëve madrilen.

Lexo po ashtu Real Madridi kthehet te fitorja, mposht pa vështirësi Valencian

Ndërsa ndiqte një top që kishte dalë jashtë loje, 21-vjeçari kërceu mbi stemën e klubit në një përpjekje për të mos e shkelur atë.

Ky gjest i brazilianit është vlerësuar lartë nga tifozët e klubit mbretëror, të cilët e kanë pëlqyer.

 

“Vinicius me të vërtetë do të bëhet një legjendë për këtë”, “Mendova se isha i vetmi që e pashë këtë, respekt i çmendur” dhe “Kjo do të thotë shumë për të në një moshë kaq të re”, ishin disa nga komentet e tifozëve.

Lexo po ashtu Dani Alves shmang shkeljen e stemës së Barcelonës, ndikimi i tij bëhet i madh pasi Nico e kopjon veprimin e tij

Ndryshe, ky gjest i brazilianit vjen vetëm disa ditë pas atij të bashkëkombësit të tij Dani Alves.

Alves njësoj sikurse Vinicius kërceu mbi stemën e Barcelonës, duke mos e shkelur atë në shenj respekti, ndërsa gjesti i tij u kopjua edhe nga i riu i ekipit, Nico. /Telegrafi/