Vinicius Junior ka komentuar edhe njëherë të ardhmen e tij te Real Madridi.
Ylli brazilian ka thënë se shpreson që të vazhdojë edhe për shumë gjatë mes Los Blancos.
“Të bësh histori në këtë klub është shumë e rëndësishme për mua dhe shpresoj se mund të vazhdoj te Real Madridi për shumë vite të tjera”, deklaroi Vinicius në intervistën e tij të fundit.
Kjo vjen pasi sulmuesi braziliani ishte i lidhur fort me një kalim në Ligën Saudite.
Real Madrid nuk ka ndërmend të shesë Viniciusin nëse ai nuk kërkon të largohet. Nga komentet e tij, ai nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë.
Vinicius u transferua nga Real Madridi në vitin 2018, që atëherë, ai është rritur për t’u bërë një superyll global dhe duhet të kishte fituar Topin e Artë në 2024. /Telegrafi/