Telegrafi

Viniciur Jr bëhet viral në rrjet, humb rast të pabesueshëm dhe lë ndeshjen për të dhënë autografe për tifozët 

Shumë yje të futbollit janë duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pushime.

E në qytetin e Orlandos është zhvilluar një ndeshje miqësore mes miqve të Ronaldinhos dhe Roberto Carlosit.

Vinicius Jr ishte në një skuadër me Ronaldinhon, derisa befasoi të gjithë me stilin e ri të flokëve.

Lexo po ashtu Ndryshimet te Real Madridi, Vini Jr dhe Rodrygo marrin numrat legjendarë 

Gjithsesi ajo që ka bërë më shumë bujë është një rast i humbur i brazilianit në këtë sfidë dhe reagimi i tij pas atij momenti.

Ylli i Real Madrid pranoi një top të jashtëzakonshëm nga Paulo Dybala, derisa doli i vetëm përballë portierit dhe nuk arriti të shënonte duke goditur shtyllën.

Pas rastit të pabesueshëm që e humbi, Vini Jr u afrua te tifozët mbrapa golit duke filluar të dhuroj autografe për ta dhe duke e harruar për një moment ndeshjen.

Ky veprim i brazilianit është bërë viral në rrjetet sociale me videon që është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në të gjitha anët.

Por në këtë takim nuk munguan edhe golat spektakolar, ku një i till u realizua pikërisht nga Vini JR./Telegrafi/