Site icon Telegrafi

Vin Diesel, regjisor i Fast & Furious 8

Aktori Vin Diesel ka paralajmëruar se ai mund të jetë regjisor i filmit të ri Fast and Furious 8.

Në një postim në Facebook, ylli i filmit ka thënë se nëna e tij e ka këshilluar që të jetë regjisor i Furious 8.

“Ose realizoje vetë ose mos e realizo fare”, ka qenë këshilla e nënës së tij.

Më parë ishte raportuar se regjisorët Justin Lin dhe James Wan janë pretendentë për të fituar këtë rol./Telegrafi/

Exit mobile version