Telegrafi

Vin Diesel baba për herë të tretë (Foto)

Aktori i famshëm ka njoftuar lindjen e fëmijës së tij të tretë.

Aktori i filmit “Fast and Furious” dhe e dashura e tij Paloma Jimenez mirëpritën lindjen e fëmijës së tyre të tretë, dje, më 16 mars.

Diesel ka shpërndarë lajmin në Facebook, përmes tekstit të këngës së Louis Armstrong, “What a Wonderful World”, transmeton Koha.net.

Aktori nuk ka marrë pjesë në premierën e filmit “Fast and Furious 7” në South, për shkak të shtatzënisë.

Diesel dhe Jimenez së bashku kanë dy fëmijë, vajzën 6 vjeçare, Hania, dhe djalin 4 vjeç, Vincent.