Site icon Telegrafi

Vildane Zeneli dhe Anxhelina Hadërgjonaj shfaqen provokuese në klubet e natës (Foto)

Këngëtarja Angjelina Hadërgjonaj tash e sa vite jeton në Los Angeles, ku është shkëputur nga tregu muzikor shqiptar për shkak të studimeve.

Ajo vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e kërkuar nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat publikon mjaft shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Hadërgjonaj ka publikuar disa imazhe në InstaStory ku shfaqet në një mbrëmje muzikore, pranë modeles së njohur Vildane Zeneli dhe kolegut të saj këngëtar, Seven Saraqit, i cili gjithashtu jeton në SHBA.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Treshja në fjalë kanë kaluar momentet shumë të mira nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe duket të jenë kënaqur nga atmosfera që po shijonin në klubin e natës.

Vildanja dhe Angjelina ishin kujdesur që të duken mjaft provokuese në këtë mbrëmje, teksa nuk kanë hezituar të vënë në pah gjoksin e tyre atraktiv, gjatë kohës sa kërcenin.

Imazhet e nxehta, kanë ndezur shumë prej ndjekësve të Angjelinës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. /Telegrafi/

  


Exit mobile version