Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin ekskluziv nga hetimi i Prokurorisë së Shtetit rreth një pjesëtari të Policisë së Kosovës, i cili dyshohej se ishte përfshirë në një biznes të prostitucionit.
Hetimi kishte nisur pas hapjes së një qendre të masazhit në qytetin e Gjilanit.
Emisioni sjell detaje për mënyrën se si Prokuroria kishte autorizuar hetuesit të futeshin me masa të fshehta dhe të kontraktonin shërbime seksuale në lokalin e masazhit.
Provat e Prokurorisë kanë nxjerrë në pah që grupi ka ofruar shërbime seksuale me çmime prej 20 deri në 50 euro.
Për ta bindur gjykatën, prokurori nxjerr para tij edhe provat e forta të cilat ai ka në dosje.
Raportet nga momentet kur policët kanë hyrë në lokalin për masazhë dhe deklaratat e viktimave të cilat pranojnë se kanë pranuar para për të ofruar shërbime seksuale.
Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.