Telegrafi

Viktima e dhunës vdiq pasi iu vu zjarri, derisa po shkonte të dëshmonte në një gjykatë në Indi

Ka vdekur në një spital të New Delhi, viktima që po shkonte të dëshmonte në gjykatë, por të cilën e ndaloi një grup që e mbyti duke ia vënë flakën.

Gruaja 23-vjeçare, nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra nga djegiet, që ia shkaktoi grupi kriminal, si pjesë e ty cilit ishin edhe dy që e kishin dhunuar më herët, transmeton Telegrafi.

“Trupi saj ishte djegur rreth 95 për qind, ishte e pamundur të shpëtohej”, thuhet në departamentin e spitalit që trajton djegiet dhe ndërhyrjet plastike.

Deutsche Welle raporton se ajo ishte duke shkuar në gjykatë, ku ishte hapur çështja për dhunimet që përjetoi, por grupi e ndaloi në mënyrë që ta ndalonte vazhdimin e seancës.

Muaj më parë, një grua u ankua se e akuzuan nën kërcënimin e armës, ndërsa policia arriti t’i ndalojë dy nga përdhunuesit, derisa tre të tjerë ende nuk janë gjetur.

Ngjarja mizore, e kë vënë sërish Indinë në qendër të vëmendjes botërore, për shkak të dhunimeve të shumta që po ndodhin. /Telegrafi/