Telegrafi

Vikendet për Zaiminën tani kanë marrë tjetër kuptim, publikon një imazh të vajzës (Foto)

Këngëtarja Zaimina Vasjari më 29 janar të këtij viti u bë nënë për herë të parë.

Çdo gjë tani ka marrë një kthesë tjetër në jetën e saj, kjo pasi ajo i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës.

Deri më tani, Zaimina ka preferuar ta mbajë hermetike jetën e saj private, ndërsa së fundmi ka vendosur të publikojë një fotografi të vajzës së saj Khloe, pa e zbuluar identitetin e saj.

Ajo ka treguar se si janë tashmë të shtunat e saj, shumë më të veçanta kur pranë ka vajzën.

Ka mbi dy vite që ajo nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor, dhe as nuk pritet që të ketë diçka të re në këtë drejtim.

Ndryshe, Vasjari vazhdon të jetë ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale. /Telegrafi/