Telegrafi

Vijojnë temperaturat përvëluese në Kosovë

Ditëve në vijim vapa afrikane sjell temperatura ekstrem të larta dhe mot të kthjellët

Të nxehtit që vetëm ka filluar të ndjehet në vendin tonë, do të jetë vetëm fillimi i vapës afrikane që pritet të shtrihet mbi rajonin tonë ditëve në vijim. Përgjatë fundjavës anticikloni i Azoreve do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizoj mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit vapa afrikane pritet të zgjasë së paku deri nga mesi i javës së ardhshme, e më pas temperaturat pritet të zbresin përreth vlerave mesatare, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

9.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

10.08-12.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 16C deri në 19C, e maksimalet nga 34C deri në 36C.

Do të fryj erë e lehtë nga jugu-perëndimi 1-2m/s, e nga dita e premte nga verilindja 2-5m/s.

Shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.