Site icon Telegrafi

Vijojnë paraqitjet atraktive të Ritës krah të dashurit, duket provokuese në fustanin rozë gjatë një dalje në Londër

Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, mori vëmendje në një tjetër dalje publike me të dashurin e saj, Taika Waititi, të hënën në Maison Estelle në Mayfair.

Këngëtarja, 30 vjeçare, dhe partneri i saj, regjisori, 46 vjeç, u shfaqën për dore teksa iu bashkuan yjeve të tjerë përfshirë: Idris Elba, Dave Gardner, Emma Weymouth dhe Lady Mary Charteris në një klub në Londër.

Biondja mahniti me një fustan ngjyrë rozë të shkurtër, të shoqëruar me një palë pantallona lëkure, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: DailyMail)

Ajo kishte lëshuar flokët e saj bionde ndërkohë që po mbante një byzylyk të madh rreth qafës.

Ylli nga Zelanda e Re në anën tjetër zgjodhi një kostum blu të errët për paraqitjen përkrah të dashurës.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen përkrah të dashurit në tapetin e kuq të MTV Europe Music Awards 2021

Sipas The Sun, Ora e ka prezantuar Taikan me prindërit e saj pasi ata u panë për herë të parë së bashku në Londër.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: DailyMail)

Burimi ka thënë më tej se lidhja e tyre ‘po bëhet më serioze’ duke qenë se ata u shfaqën vetëm pak ditë më parë bashkë edhe në “MTV Europe Music Awards”.

Të njëjtit kanë filluar të takohen bashkë në mars, derisa romanca e tyre u bë publike më 21 prill të këtij viti.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: DailyMail)

Dyshja e famshme u takuan fillimisht në Sydney, meqë Rita po qëndronte si gjyqtare e “The Voice Australia” kurse Waititi në xhirimet e filmit “Thor”. /Telegrafi/

Exit mobile version