Telegrafi

Vihet nën kontroll zjarri që përfshiu një shtëpi në Pejë, policia ende nuk i di shkaqet

Zjarri i cili përfshiu sot një shtëpi në qytetin e Pejës, është arritur të vihet në kontroll nga ana e zjarrfikësve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Teki Syla nga policia rajonale e Pejës.

“Akoma nuk është shuar ende zjarri, por ka arritur të vihet nën kontroll”, ka thënë Syla, derisa ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet sesi ka ardhur deri te shpërthimi i flakëve.

Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Për shkak të masivitetit të zjarrit, për shkaqe sigurie, Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, në perimetër prej një kilometër katror.

Më herët Syla kishte bërë të ditur se bëhej fjalë për një shtëpi e cila ishte përfshirë nga zjarri dhe që kishte tendencë të përhapet edhe në shtëpitë e tjera. /Telegrafi/