Zjarri i cili përfshiu sot një shtëpi në qytetin e Pejës, është arritur të vihet në kontroll nga ana e zjarrfikësve.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Teki Syla nga policia rajonale e Pejës.
“Akoma nuk është shuar ende zjarri, por ka arritur të vihet nën kontroll”, ka thënë Syla, derisa ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet sesi ka ardhur deri te shpërthimi i flakëve.
Për shkak të masivitetit të zjarrit, për shkaqe sigurie, Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, në perimetër prej një kilometër katror.
Më herët Syla kishte bërë të ditur se bëhej fjalë për një shtëpi e cila ishte përfshirë nga zjarri dhe që kishte tendencë të përhapet edhe në shtëpitë e tjera. /Telegrafi/